Nuk hoqi dorë por luajti në filma ndërsa i nënshtrohej operacioneve dhe kimioterapisë, humb betejën me kancerin ylli i “Black Panther”

  • G.g /
  • 29 August 2020 - 10:24
Nuk hoqi dorë por luajti në filma ndërsa i nënshtrohej operacioneve dhe kimioterapisë, humb betejën me kancerin ylli i “Black Panther”

Aktori i famshëm Chadwick Boseman është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare.

Sipas Associated Press, Boseman, i cili aktori në filmat “Black Panther” dhe “Da 5 Bloods”, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në fazën 3 në vitin 2016.

Aktori u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los Angeles, i rrethuar nga bashkëshortja dhe familja e tij.

Boseman nuk foli kurrë publikisht për betejën e tij me kancerin.

“Një luftëtar i vërtetë, Chadwick ngulmoi shumë dhe solli filmat që ju i doni kaq shumë. Nga Marshall në Da 5 Bloods, Ma Rainey’s Black Bottom dhe disa filma të tjerë, të gjithë u xhiruan gjatë periudhës kur ai i nënshtrohej operacioneve të panumërta dhe kimioterapisë.

Ishte nder për të që të sillte në jetë King T’Challa në Black Panther,”- tha familja e tij në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)