“Më shumë të ngjaj ty se mamasë time”, Ermal Mamaqi ka një “ankesë” për të ëmën e Ledrit dhe vdiqëm së qeshuri!

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 16:28
“Më shumë të ngjaj ty se mamasë time”, Ermal Mamaqi ka një “ankesë” për të ëmën e Ledrit dhe vdiqëm së qeshuri!

Mamaja e Ledri Vulës, Xheraldina, ka ndarë në rrjete sociale një foto gjatë pushimeve të saj.

Në pozën e publikuar në Instagram, ajo shfaqet me syze dielli dhe një kapele të kuqe mbi kokë, siç mund ta shihni më poshtë:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#summervibes #hat #angles #red #atittude #2020

A post shared by xheraldina (@xheraldina) on

Vëreni diçka në foto? Ermal Mamaqi po! Ngjashmërinë e tij të madhe me mamanë e Ledrit në këtë foto!

Madje, ai e ka ripostuar pozën e Xheraldinës në profilin e tij në Instagram, ndërsa krahas saj shkruan:

“Jam xheloz që Xheraldina (mami Ledrit) e ka bërë Ledrin aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim.”

“Vdiqa! Ti s’je tamam”- i shkruan mamaja e reperit duke qeshur, ndërsa Mamaqi vazhdon:

“Pse më le rrugëve? Pse mbajte më të bukurin nga ne?”- duke na shkrirë së qeshuri të gjithëve!

(Kosova Sot Online)