Diss-i i Melindës në këngën e re i kushtohej Getinjos? Flet për herë të parë reperi

  • G.G /
  • 31 August 2020 - 13:02
Diss-i i Melindës në këngën e re i kushtohej Getinjos? Flet për herë të parë reperi

Ditën e djeshme, Melinda dhe Gjiko publikuan këngën e tyre të re të titulluar “X5”, projekt i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Në fakt, fansave u bënë përshtypje rreshtat e këngës, më saktë teksi i Melindës.

Që në fillimin e pjesës së saj, Melinda përmend emrin “Pretty motherfucker”, të cilin Getinjo e mban në bio-n e tij.

Në InstaStory, Getinjo publikoi një video ku bën sikur po e merrte lemza, pasi dikush i kishte përmendur emrin.

Të gjithë menduam se mes tyre nisën thumbat dhe u bëmë kuriozë të dinim se ç’po ndodh, por Getinjo ka folur për herë të parë dhe i ka vendosur pikat mbi “i” këtij muhabeti.

Reperi ka publikuar sërish në InstaStory një foto të tijën, duke sqaruar fansat se në fakt rreshtat e Melindës nuk janë për të.

“Qetësohuni, s’e ka pas për mu”- shkruan ai dhe nuk e dimë nëse të dy kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe e kanë sqaruar njëherë e mirë situatën.

(Kosova Sot Online)