Poni ka një urim për këngëtaren që i zbukuroi fëmijërinë: Na dhurove aq shumë shpresë

  • G.g /
  • 01 September 2020 - 12:58
Poni ka një urim për këngëtaren që i zbukuroi fëmijërinë: Na dhurove aq shumë shpresë

Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Ajo feston sot ditën e lindjes dhe një tjetër këngëtare shumë e dashur si Poni ka zgjedhur ta urojë publikisht me fjalët më të ëmbla. “Gëzuar ditëlindjen ylli i fëmijërisë time, Parashqevi Simaku! Në ekranin bardh e zi dhurove aq shumë shpresë dhe dashuri për të gjithë ne”, shkruan Poni krahas fotos së këngëtares.

Kujtojmë se Parashqevia është larguar para shumë vitesh për në SHBA, ndërsa vitet e fundit ajo vuan nga një sëmundje dhe nuk mundet të performojë më në skena. Megjithatë ajo mbetet një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët.

(Kosova Sot Online)