Ronela Hajati e ka të qartë si do e gjejë kjo ditëlindje: Ky shtator do të jetë…

  • G.G /
  • 01 September 2020 - 13:00
Ronela Hajati e ka të qartë si do e gjejë kjo ditëlindje: Ky shtator do të jetë…

Ditën e nesërme, këngëtarja e njohur, Ronela Hajati pritet të festojë ditëlindjen e saj. Në prag të saj ajo ka vendosur të ndajë një moment me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ duke treguar se si do e gjejë ditëlindja e këtij viti.

“Ky shtator bashkë me ditëlindjen time do jetë një mrekulli me shumë dashuri dhe fishekzjarre”, ka shkruar Hajati krah postimit në ‘Instagram’.

Nuk dihet ende nëse në ditëlindjen e saj, Ronela ka vendosur të ndajë me fansat një prej projekteve muzikore që ka punuar gjatë gjithë kesaj kohe, por kjo pritet të mësohet në vetëm pak orë. Ajo ka ndarë pamje të ndryshme nga videoklipet që ka realizuar, megjithatë ka pohuar se asnjë prej tyre nuk do të publikohet pa u hapur ‘pub-et’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ky Shtator ,bashke me ditelindjen time do jete nje mrekulli me shume dashuri dhe fishekzjarre ë

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

(Kosova Sot Online)