“Kur shkel ti!” Pas Kidës si një “bad girl” fshihet vetëm Mozzik! E patë surprizën që na sollën në mesnatë?

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 11:03
“Kur shkel ti!” Pas Kidës si një “bad girl” fshihet vetëm Mozzik! E patë surprizën që na sollën në mesnatë?

E teksa të gjitha po prisnim një datë për publikimin e këngës së Kidës, ajo ka ndarë një video dje, duke na zbuluar sekuencën e radhës nga klipi, duke na paralajmëruar se do publikohet më shpejtë nga sa mendojmë.

Dhe ashtu ndodhi. Kënga u lançua në mesnatë dhe na erdhi si një surprizë e bukur.

Nëse deri tani e kemi portretizuar si vajza e ëmbël dhe e mirë, këtë herë pamë një Kidë tjetër.

Vajza të bukura e moskokëçarëse, të pavarura, para, bixhoz e makina, është kjo panorama e përgjithshme e klipit.

Një këngë ritmike dhe plotë adrenalinë e xhiruar në bregdetin shqiptar dhe Mal të Zi dhe me protagoniste disa nga femrat më seksi, si Kejvina Kthjella, Megi Pojani dhe Arta Elezaj, “Edhe sa” pritet të na shoqërojë gjatë gjithë vjeshtës.

Dhe gjejeni pak…

Pas këtij ndryshimi të Kidës fshihet as më pak dhe as më shumë se Mozzik.

Reperi i njohur ka shkruar tekstin e këngës së saj dhe padyshim Kida i është shumë mirënjohëse sepse projekti po ecën goxha mirë.

Edhe ne donim që Kida të dilte jashtë kornizave, andaj jemi shumë të lumtur që të dy kontribuan në këtë.

(Kosova Sot Online)