Miliona klikime për një ditë: CR7 publikon videon ku shfaqet duke kërcyer dhe në momente intime me Georginën

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 12:07
Miliona klikime për një ditë: CR7 publikon videon ku shfaqet duke kërcyer dhe në momente intime me Georginën

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ranë kokë e këmbë në dashuri me njëri tjetrin që herën e parë që u panë.

‘Ka qenë dashuri me shikim të parë. Ka shumë harmoni mes nesh. Jemi tolerantë dhe të komunikueshëm, nuk mërzitemi kurrë me njëri tjetrin.”- u shpreh Ronaldo gjatë një intervistë për Corriere della Sera.

“Para tij dridhesha, por ishte e pashmangshme çfarë lindi mes nesh.”- do të thoshte pak kohë më vonë, Georgina, e cila u shpreh se çfarë i bëri për herë të parë përshtypje tek ai ishte gjatësia, fiziku dhe fytyra e tij e hijshme.

 Më vonë do të kuptonte se çfarë donte vërtet tek ai ishte mënyra se si e dashuronte dhe kujdesej për të.

Dhe së fundmi video e publikuar nga CR7 i  vuri vulën dashurisë së tyre.

Ata shfaqen në moment intime, duke kërcyer dhe duke qeshur së bashku.

“Jeta është e bukur me personin që do. Le të shijojmë të gjitha këto momente me dashuri dhe lumturi’ shkroi krahas videos CR7

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Georginën e cila i shkruante: Nuk do të reshtë kurrë së dashuruari .

(Kosova Sot Online)