Motra e saj u infektua nga Covid-19, Sharon Stone ndan lajmin e mirë me fansat

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 14:42
Motra e saj u infektua nga Covid-19, Sharon Stone ndan lajmin e mirë me fansat

Dy javë më parë, aktorja e njohur Sharon Stone zbuloi se motra e saj Kelly Stone dhe bashkëshorti i saj ishin prekur nga Covid-19 dhe ishin në gjendje të vështirë shëndetësore.

Ajo pati një reagim të ashpër, duke iu drejtuar atyre që nuk respektojnë masat. Ndërsa së fundmi Sharon ka dhënë një lajm të mirë për shëndetin e së motrës.

Aktorja, 62 vjeçare, ndau në Twitter se motra e saj nuk e ka më virusin Coronavirus (COVID-19).

“Motra ime @kellystonesingr dhe burri i saj më në fund testuan negativë sot për herë të parë,” shkroi ajo. “Dashuria, mbështetja dhe vendosshmëria juaj bëri ndryshime në politikë. Ju u dëgjuat”.

(Kosova Sot Online)