Çudirat nuk kanë fund! Ylli i Moto GP do të martohet me ‘motrën’ e tij!

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 15:59
Çudirat nuk kanë fund! Ylli i Moto GP do të martohet me ‘motrën’ e tij!

Ylli i MotoGP, Miguel Oliveira është fejuar me vajzën e njerkës së tij dhe çifti planifikon të martohet vitin e ardhshëm.

Dyshja e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin 13 vjeç dhe mbajtën një ‘lidhje sekrete’ për 11 vjet, para se të njoftonin se ishin një çift në 2019.

Oliveira tani ka folur për marrëdhënien e tij, në një emision në Tv Portugese.

“Para dashurisë kishte një miqësi të madhe. Ne u rritëm së bashku”.

“Në një moment e kuptuam se ishte më shumë se një miqësi, është një dashuri shumë e fortë. Ne do të martoheshim këtë vit, por atë fundjavë unë pata një garë dhe na u desh ta shtyjmë atë për vitin tjetër”.

Babai i Oliveira Paulo tha se është shumë i lumtur që djali i tij po martohet me vajzën e jetës.

(Kosova Sot Online)