Kanye rrëfen momentin kur ai dhe Kim donin të abortonin vajzën North

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 10:11
Kanye rrëfen momentin kur ai dhe Kim donin të abortonin vajzën North

Reperi Kanye West së fundmi në një intervistë me Nick Cannon,  diskutoi vendimin e çiftit për të mos abortuar vajzën e tyre.

Reperi tregoi gjatë fushatës presidenciale në muajin korrik sesi ai dhe Kim kishin menduar të abortonin vajzën e tyre 7 vjecare, North. Pas kësaj deklarate martesa e tyre ishte në krizë duke bërë që mediat të aludonin për një divorc.

 Në intervistë Kanye e risolli sërish vëmendjen tek kjo histori duke treguar detaje të reja.

“Për shkak të Karolinës së Jugut, ka njerëz që kanë vendosur të kenë një fëmijë.

Ata kurrë nuk panë dikë në pozicionin tim të ishte kundër abortit dhe të thoshte: Shiko vajzën time ,ajo është një shtatë vjeçare , dhe  mund të mos kishte lindur”, tha West.

Ai vazhdoi: “Ishte gruaja ime që tha ‘ky është një shpirt’, dhe gjëja më e frikshme është se ajo kishte marrë në dorë pilula – ju merrni pilula dhe mëngjesin tjetër fëmija është zhdukur – ajo i kishte ato në dorën e saj- u shpreh West.

(Kosova Sot Online)