U tha se ndau Robert Berishën me Nora Istrefin, modelja seksi zbulon a është më në krahët e këngëtarit

  • G.G /
  • 03 September 2020 - 11:26
U tha se ndau Robert Berishën me Nora Istrefin, modelja seksi zbulon a është më në krahët e këngëtarit

Ndarja e Robert Berishës nga Nora Istrefi dhe lidhja e tij me modelen Jessica Kadiu është përfolur shumë në mediat rozë.

Sipas raportimeve, Jessica Kadiu ishte arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm, megjithatë ajo i hodhi poshtë këto thashetheme duke u shprehur se “nuk ka shkatërruar martesë”.

Ajo pranoi se ishin në një lidhje, por që tani janë ndarë.

Këtë e konfirmoi sërish në një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, ku shprehet se është single dhe se nuk ka kohë të merret me dikë tjetër.

Modelja shkruan se fillimisht kërkon të plotësojë nevojat e saj, pastaj të dikujt tjetër.

“Po dhe nuk kam kohë dhe energji të merrem me dikë. Një lidhje me dikë kërkon shumë punë nga të dy personat që të shkojë mirë. Jam duke mësuar të plotësoj nevojat e mia së pari, para se të plotësoj nevojat e dikujt tjetër,”– shkroi Jessica Kadiu.

Ndërkohë Robert Berisha nuk ka folur asnjëherë për lidhjen me modelen, madje ai i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për një romancë me të.

Megjithashtë ishte Jessica Kadiu që e nxori zbuluar këngëtarin rreth 6 muaj më parë, me anë të postimeve në rrjetet sociale ku sqaroi gjithçka.

“Doja të bëja një gjë të qartë përpara se të gjykohem më shumë. Nuk kam shkatërruar martesë, nuk kam shkatërruar familje. Lidhja ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish- bashkëshortja i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka morale dhe respekt, si edhe më ka mësuar çfarë është e mira dhe e keqja,”- shkroi modelja.

Ndërsa u shpreh se asnjë nuk do arrijë kurrë të kuptojë situatën mes saj dhe Robertit, duke u kërkuar ndjekësve të mendohen para se të bëjnë, sipas saj, akuza të rreme.

“Përpara se të gjykoni, kujtoni se kjo është një situatë të cilën asnjë prej jush nuk mund ta kuptojë kurrë dhe është në rregull por ju kërkoj që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme,”- shtoi Jessica.

(Kosova Sot Online)