Dëshironi të bëheni pjesë e festave dhe e haremit të Dan Bilzerian, ndiqini këto hapa

  • G.G /
  • 03 September 2020 - 13:50
Dëshironi të bëheni pjesë e festave dhe e haremit të Dan Bilzerian, ndiqini këto hapa

Dan Bilzerian shquhet për jetën e tij luksoze, ndërsa për shkak të fotove që poston në rrjetet sociale i shoqëruar nga dhjetëra femra ka marrë edhe pseudonimin “Mbreti i Instagramit”.

Dan Bilzerian sapo ka përfunduar redaktimin e librit të tij të gjashtë, ndaj ka vendosur të bëjë një festë të madhe.

Por edhe dy prej ndjekësve të tij do të kenë mundësinë të marrin pjesë në festën e tij me një numër të madh femrash, nëse ndiqen hapat e rekomanduara.

“Sapo përfundova redaktimin e librit tim të gjashtë. Unë do të zgjedh dy prej jush që të merrni pjesë në festë dhe do ju jap nga 5 mijë dollarë, plus 1 mijë kopje të librit të nënshkruar. Thjesht klikoni në Linkun tim në Bio, është falas. Nuk janë gjepura”, shkruan ai.

 

(Kosova Sot Online)