Zbulohet bukuroshja shqiptare që i ka marrë zemrën Trim Jetullahut

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 10:06
Zbulohet bukuroshja shqiptare që i ka marrë zemrën Trim Jetullahut

Trimi Jetullahu është një nga çunat më të bukur në showbiz-in shqiptar, që ka bërë për vete shumë goca jo vetëm prej fizikut, por prej muzikës së bukur që bën.

Ai arriti kulmin pas “Lule blini”, që u pasua nga një sërë hitesh e bashkëpunimesh.

Megjithatë kohët e fundit Trimi duket të ketë rënë në qetësi dhe këngën e fundit e ka sjellë 3 muaj më parë.

E përtej pushimit në muzikë, duket se paskemi të reja nga jeta e tij personale, të cilën këngëtari është përpjekur gjithmonë ta mbajë larg mediave.

“Prive.al” raporton së fundmi se ai ndodhet prej kohësh në një romancë me një shqiptare që jeton në Zvicër.

Bukuroshja bionde e quajtur Lina duket t’i ketë vjedhur zemrën autorit të hitit “Pa emër”, por ende nuk ka detaje rreth lidhjes së tyre.

Për më tepër ajo ka në bion e Instagramit të saj edhe shkronjën “T”.

Nuk e dimë me siguri se sa prej jush kanë ‘probleme me zemrën’ tani, por do kalojë…jemi të bindur.

(Kosova Sot Online)