Paris Hilton rrëfen traumat që ka kaluar në pesë lidhjet e mëparshme

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 16:56
Paris Hilton rrëfen traumat që ka kaluar në pesë lidhjet e mëparshme

Paris Hilton ka zbuluar për revistën “People” se në pesë marrëdhëniet që ka pasur ka kaluar shumë vështirësi.

Trashëgimtarja e hoteleve ka pranuar se ka qenë e abuzuar edhe në konviktin e shkollës së saj, ‘Provo Canyon School’ në vitin 1990. Ajo pohon me dhimbje, se gjithçka e ndodhur në konvikt, i ka ndikuar asaj në të gjithë jetën.

“Nga momenti kur u zgjova derisa shkova në shtrat, ajo (punonjësja e koviktit) ishte gjithë ditën duke bërtitur në fytyrën time, duke bërtitur kundër meje, tortura të vazhdueshme. Stafi na thoshte gjëra të tmerrshme. Ata vazhdimisht më bënin të ndjehesha keq me veten dhe më ngacmonin. Ata ishin abuzivë fizikisht, duke na goditur dhe mbytur”, shprehet Hilton.

Gjithashtu, ajo tregon edhe për marrëdhëniet me disa nga të dashurit që ka pasur në të shkuarën.

“Unë kam kaluar marrëdhënie të shumta abuzive. Unë u mbyta, u godita, u kapa në mënyrë agresive. Unë durova gjëra që askush nuk duhet t’i bënte. Ata më dukeshin njerëz të mirë, por më pas nxirrnin fytyrat e vërteta. Ata nisnin të bëheshin xhelozë, ose përpiqeshin të më kontrollonin. Dhe më pas vinte një pikë ku ata do bëheshin abuzivë fizikisht, verbalisht dhe emocionalisht”.

Tashmë Paris është në një marrëdhënie dashurie dhe duket shumë e lumtur. Shpresojmë që të mos përjetojë gjërat që ka kaluar në të shkuarën.

Image

(Kosova Sot Online)