Fero prish marrëdhënien me dy reperët e njohur, zbulon gjithashtu se nuk ka më menaxher

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 10:16
Fero prish marrëdhënien me dy reperët e njohur, zbulon gjithashtu se nuk ka më menaxher

Në hapat e parë të karrierës, Fero pati përkrahje nga dy reperët e njohur, Mozzik dhe Getinjo. Të tre kanë ruajtur marrëdhënie të mira bashkë edhe pas ndarjes artistike me kompaninë që i menaxhonte të tre “On Records”, por duket se gjërat nuk janë më kështu.

Fero nuk i ndjek më dy reperët, teksa këta të fundit nuk e kanë mbështetur në projektin që ai ka publikuar dy ditë më parë.

Si të mos mjaftonte ky fakt, Fero ka ndarë rrugët edhe me menaxherin e tij në Gjermani, siç ka zbuluar përmes rrjeteve sociale. Natyra rebele e reperit është e njohur për të gjithë, ndaj këto gjëra nuk janë aspak të befasishme.

(Kosova Sot Online)