Era ndryshon ‘look’ dhe fansat po ‘çmenden’ për të

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 10:18
Era ndryshon ‘look’ dhe fansat po ‘çmenden’ për të

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka guxuar gjithmonë me ndryshimet në ‘look-un’ e saj. Me ardhjen e vjeshtës, duket se ajo ka vendosur sërish të bëjë ndryshime duke i befasuar të gjithë me modelin e flokëve dhe ngjyrën që ka zgjedhur.

Era i ka prerë flokët shkurt me baluke, teksa tregon se është frymëzuar nga “Mia Wallace” në filmin e Quentin Tarantino-s. “Mia Wallace, por bjonde”, shkruan këngëtarja.

Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke e komplimentuar për pamjen, që për hir të së vërtetës i shkon shumë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mia Wallace but make it blonde

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

(Kosova Sot Online)