“Kukulla Ken” iu nënshtrohet edhe 75 operacioneve për t’u bërë grua: Ndihem s*ksi për herë të parë

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 10:36
“Kukulla Ken” iu nënshtrohet edhe 75 operacioneve për t’u bërë grua: Ndihem s*ksi për herë të parë

Jessica Alves, e njohur më parë si Rodrigo Alves, iu nënshtrua 75 operacioneve plastike gjatë tranzicionit të saj, për t’u shndërruar nga burrë në grua, raporton “Mirror”.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fotot që postoi nga pushimet në Turqi, për shkak të belit jashtëzakonisht të hollë.

Duket sikur trupi i Jessica më në fund duket ashtu siç e dëshiron ajo. 37- vjeçarja shfaqej e veshur me rroba banje me printe leopardi, i cili i nxirrte në pah format seksi.

Për ta bërë belin e saj edhe më të vogël, Jessica kishte vënë një rrip të zi.

Duke pozuar përpara një pjate me fruta, ajo u tregoi fansave një pjesë nga pushimet luksoze në Turqi.

Krah postimit në Instagram, 37- vjeçarja shkruajti: “Do të doja që njerëzit të më pranonin thjesht si unë, por e di që marr një përgjigje të fortë: gjithmonë kam emrin tim, pamjen time, madhësinë time”.

Jessica thotë se ka shpenzuar rreth 900,000 paund për të arritur pamjen që ka, përfshirë ndërhyrjet në buzë, gjoks, dhe në të pasme.

Për gjoksin dhe të pasmet, Jessica shpenzoi 30,000 paund, duke injektuar nëntë litra mbushës (fillers) në trupin e saj.

Pasi doli në publik si transgjinore, ajo shpenzoi 25,000 paund për operacionin e zmadhimit të gjirit, si dhe për injeksionet tek ijet, gjunjët dhe këmbët, duke shpenzuar në total 35,000 paund. Ajo gjithashtu filloi të merrte hormone femërore.

Jessica thatregoi se ndërhyrjet dhe operacionet e bënin të ndihej “seksi për herë të parë në jetën e saj”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Beauty begins the moment you decide to be yourself (Coco Chanel) #beauty #turkey #lifestyle #jessicaalves #antalya

A post shared by Jessica Alves (@jessicaalvesuk) on

(Kosova Sot Online)