Sara Hoxha po përgatitet që tani që të jetë një mama perfekte!

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 10:58
Sara Hoxha po përgatitet që tani që të jetë një mama perfekte!

Çifti më i ëmbël i showbiz-it, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Partnerja e reperit do të sjellë në jetë një vogëlushe të cilën të gjithë po e presin me padurim!

Në rrjete sociale Sara nuk na i ka kursyer aspak pozat me barkun e rrumbullakosur dhe po na tregon në çdo hap si po shkon shtatzënia e saj.

Madje, instikti i nënës ka nisur që tani dhe Sarën duket se e tërheqin shumë fëmijët e vegjël ende pa u bërë nënë.

Sot, ajo e ka kaluar ditën në pishinë me një vogëlush, ndërsa ka ndarë edhe momentet e tyre së bashku në InstaStory.

Partnerja e Ledrit po përpiqet të jetë një nënë shembullore dhe ne jemi të bindur se do e arrijë këtë qëllim!

Ende nuk dihet saktësisht se kur pritet të vijë në jetë bebushi apo ç’emër kanë menduar për të voglën e tyre, por diçka është e sigurt!

Me prindër si Sara dhe Ledri, vajza ka për të qenë një yll!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Jom ka des syt me ti pa ë @sarahoxha ë

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

whiskey in a teacup.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

(Kosova Sot Online)