Vajza e Robert Aliajt bën krenarë të gjithë shqiptarët, kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 12:02
Vajza e Robert Aliajt bën krenarë të gjithë shqiptarët, kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

Gala, vajza e Robert Aliajt ka shkëlqyer në ‘The Voice of Belgium’. Ajo është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Robert Aliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari ka ndarë një pjesë nga performanca e vajzës në Instagram.

“Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”, ka shkruar ai.

Sic e shihni dhe në interpretimin e saj Gala ka një zë të mrekullueshmë dhe të veçantë. Juria ka mbetur pa fjalë edhe me performancën e saj. Të shumta kanë qenë mbështetësit të cilët kanë komentuar duke e uruar artistin për këtë sukes të vajzës së tij.

(Kosova Sot Online)