MC Kresha sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 14:37
MC Kresha sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

MC Kresha me këtë datë feston ditëlindjen.

Njëri ndër emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, MC Kresha, sot mbush 36 vjet jetë.

Këngëtari këtë ditëlindje e ka më të veçantë dhe kjo për faktin se ai e feston me epitetin baba dhe feston pranë më të dashurve të tij.

Meqenëse pandemia ia ka prishur planet që kishte për këtë vit në muzikë, reperi po qëndron pranë familjes.

Megjithatë, ai nuk e ka ndalur punën për këngë të reja, andaj fansat me padurim presin të shohin se çfarë do të sjell Kresha së shpejti.

(Kosova Sot Online)