I dha mbidozë fatale, vdes gruaja që vrau Xhon Belushin

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 16:36
I dha mbidozë fatale, vdes gruaja që vrau Xhon Belushin

Cathy Evelyn Smith, ish- e fejuara e aktorit të madh me origjinë shqiptare, Xhon Belushi, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundje.

Ajo ka ndërruar jetë në 18 gusht në banesën e saj në Kanada, por lajmi është bërë publik vetëm sot.

Këngëtare dhe kërcimtare, Smith është përgjegjëse për vdekjen e ish-të fejuarit të saj, Xhon Belushi, në vitin 1982.

Ai ishte vetëm 33 vjeç, kur e fejuara e vet, një këngëtare dhe kërcëimtare, i injektoi gabimisht një “bombë”, përziere mes kokainës dhe heroinës, çka i shkaktoi vdekjen aktorit më të madh të asaj kohe në SHBA, Xhon Belushit.

“The National Enquirer” hapej në ato kohë me një titull të fortë: “Ka vrarë Xhon Belushin”, pasi fillimisht u mendua se ai kishte vdekur aksidentalisht, duke konsumuar drogë, pasi Belushi njihej si përdorues droge.

Por më pas u provua që atij i kishte injektuar një përziere të rrezikshme e fejuara e vet, gjë që më pas u provua edhe nga kjo e fundit.

Smith u dënua me 15 muaj burg, për vrasje të shkallës së dytë.

Xhon Belushi ishte aktor, komedian, por edhe këngëtar.

Edhe pse karriera e tij zgjati pak, ai konsiderohet si një ndër artistët më të mëdhenj dhe sipas kritikëve të artit, nëse jeta e tij do të vazhdonte, do të ishte kthyer ndoshta në aktorin më të madh të të gjitha kohërave.

Roli i tij në filmin “The Blues Brothers”, e ka bërë atë të pavdekshëm.

(Kosova Sot Online)