Nik Xhelilaj i jep fund lidhjes me aktoren turke, ky është shkaku

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 09:57
Nik Xhelilaj i jep fund lidhjes me aktoren turke, ky është shkaku

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xheliaj, po korr sukses jo vetëm në shtetin turk por edhe në Gjermani. Por, Nik Xhelilajt nuk i kanë shkuar edhe aq mirë gjërat në jetën private.

Vitin e kaluar mediat turke shkruajnë se ai dhe aktorja Gokçe Bahadir, ishin në një lidhje prej 8 vitesh, romancë kjo që nisi në xhirimet e filmit ”Qyteti i humbur”.  Dy aktorët e mbajtën sekret lidhjen e tyre për vite me radhë, por thuhet se kohët e fundit ata i kanë dhënë fund asaj.

Shkak i kësaj ndarjeje është bërë bërë distanca mes tyre dhe udhëtimet e shpeshta të shqiptarit simpatik, pasi sikundër e dimë karriera e tij është e ndarë mes Turqisë dhe Gjermanisë. Ndërkohë, nga vetë protagonistët nuk ka ende asnjë deklaratë apo prononcim për të ndarje.

Image

(Kosova Sot Online)