Beyonce dhuron 1 milion dollarë për një arsye të veçantë

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 16:37
Beyonce dhuron 1 milion dollarë për një arsye të veçantë

Ylli i muzikës pop, Beyonce ka vendosur që me anë të fondacionet të saj, të quajtur “BeyGood” në bashkëpunim me “Naacap” të dhurojë 1 milion dollarë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia ‘Covid-19’.

Beyonce ka zgjedhur të ndihmojë të gjithë njerëzit me ngjyrë në Amerikë, duke treguar hapur se do të jetë një mbështetje e madhe për ta.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ‘BeyGood’, e cila ka ndarë në ‘Instagram’ një postim duke sqaruar donacionin e Beyonce për të gjithë njerëzit me ngjyrë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që diva e muzikës ndërkombëtare i vjen në ndihmë njerëzve në nevojë dhe ka bërë thirrje të ndryshme pas kauzës “Black Lives Matter” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

(Kosova Sot Online)