Miranda Hashani koncert në zemër të Shkupit te sheshi 'Nënë Tereza'

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 16:00
Miranda Hashani koncert në zemër të Shkupit te sheshi 'Nënë Tereza'

Ylli i muzikës shqipe Miranda Hashani do të rikthehet në Shkupin e saj për t'a argëtuar publikun me një koncert madhështor në zemër të Shkupit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në shoqërinë e këngëtares gjatë përformancës do jetë edhe Afrim Ajdari.

Koncerti do të mbahet të Merkuren më datë 9 shtator duke filluar nga ora 20:00, andaj për të gjithë të interesuarit, mos e humbisni rastin për të dëgjuar muzikë cilësore nga zonja e skenës Miranda Hashani.

Në Shkupin tim koncert me këngë të arta bashk me Hajdar Hajdarin grupin DaLee Band në udhëheqje artistike të mikut tim shumë të çmuar Afrim Ajdarit 

Faleminderit drejtoreshës më të mirë e më të suksesshme që kam takuar ndojherë zonjës Sermine Purinit për këtë projekt që na e besoi neve.

Atë natë do të këndojmë këngë shpirti si gjithmonë pa ju zhgënjyer.

Shihemi në zemër të Shkupit me 9 Shtator tek sheshi Nënë Tereza,
ka shkruar këngëtarja në fotografinë e postuar.

Image

(Kosova Sot Online)