Aktorja e famshme turke infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e saj

  • g./g /
  • 07 September 2020 - 14:50
Aktorja e famshme turke infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e saj

Aktorja e njohur turke Alina Boz ka qenë gjithmonë e komentuar për rolet e saj të shumta në telenovelat turke nga të cilat mori dhe famën që sot ka.

Telenovela ‘Fate të kryqëzuara’ e bëri edhe më të njohur Alinën, e cila luante rolin e Hazallit. 

Por së fundmi ajo ka qënë në qëndër të mediave turke për faktin se ajo rezultoi pozitive në testin e Covid-19.

Aktorja e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në Twitter ku shkruante:

'Kam rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Jam mirë dhe procesin e trajtimit po e vazhdoj në shtëpi’.

Aktorja ishte në xhirimet e një seriali kur u infektua duke bërë më pas që xhirimet të ndalonin.  

(Kosova Sot Online)