Ky veprim i Mozzik i bën të gjithë të mendojnë se nuk flet më me Taynën, reperi sqaron për herë të parë për raportin me të

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 10:17
Ky veprim i Mozzik i bën të gjithë të mendojnë se nuk flet më me Taynën, reperi sqaron për herë të parë për raportin me të

avët e fundit kanë qarkulluar spekulimet e ndryshme se Tayna dhe Mozzik nuk gëzojnë më të njëjtën marrëdhënie. Shkak për këtë është bërë fakti se reperja nuk e ndjek më kolegun e saj në llogarinë në ‘Instagram’.

Së fundmi  futbollisti i njohur Shkodran Mustafi publikoi një video ku shfaqej duke dëgjuar këngën e Mozzik dhe Taynës. Kjo video është shpërndarë më pas nga Mozzik, i cili ka vendosur flamurin shqiptar mbi emrin e tij dhe reperes, veprim ky që i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për prishjen e marrëdhënies së tyre. Megjithatë Mozzik ka hedhur gjithçka poshtë në një preononcim për ‘Iconstyle’.

“Joo, janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë. Flamurin e kam vendosur pa vetëdije mbi emrin e saj dhe timin”, ka pohuar reperi.

Kujtojmë se Tayna dhe Mozzik sollën vitin që lamë pas bashkëpunimin e tyre të parë, i titulluar ‘Edhe ti’, i cili u kthye mënjëherë në një hit.

(Kosova Sot Online)