Ronela Hajati ndan imazhet nga festa e 31-vjetorit të lindjes dhe nuk i kursen shakatë: Nuk do t’ju marr para sot sepse…

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 10:47
Ronela Hajati ndan imazhet nga festa e 31-vjetorit të lindjes dhe nuk i kursen shakatë: Nuk do t’ju marr para sot sepse…

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, festoi para disa ditësh 31-vjetorin e lindjes. 

Ajo vendosi të ishte e para që e uronte veten, prandaj publikoi disa foto nga fëmijëria krah së cilave shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dytë është bosh normalisht), një hap para (me demostrim sërish në foto), që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punu për kët ditë, prandaj po uroj veten! Të dua shumë Ron!”

Këngëtarja njihet për stilin e veçantë dhe në daljet e saj televizive di si të tërheqë vëmendjen e fansave, të cilët e mbështesin vazhdimisht.

Sigurisht, një person i tillë nuk mund ta kalonte ditëlindjen pa u festuar!

Kështu, ditën e djeshme, Ronela ka organizuar një festë dhe nëpërmjet postimeve në llogarinë e saj në Instagram, vihet re se të ftuarit kanë qenë të shumtë.

E veshur me një fustan që i nxirrte në pah format trupore, Ronela dukej e mrekullueshme.

Nga videot e postuara në Instastory, vihet re se të gjithë janë argëtuar shumë, pasi nuk kanë munguar zhytjet në pishinë apo edhe shakatë e këngëtares, e cila dëgjohet duke thënë se nuk do t’u merrte para të ftuarve, ngaqë koncerti ishte falas.

Artistja shqiptare ka vite që është aktive në industrinë e muzikës, duke sjellë projekte e bashkëpunime të ndryshme.

(Kosova Sot Online)