Sulltanesha e bukur Hyrem publikon videon pasi dha lajmin se ishte shtatzënë

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 16:27
Sulltanesha e bukur Hyrem publikon videon pasi dha lajmin se ishte shtatzënë

Aktorja Meryem Uzerli, e njohur si “Hyrrem” nga seriali historik “Sulejmani i madhërishëm”, pak ditë më parë dha lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Meryem deklaroi gjatë një interviste se është 5 muajshe shtatzënë dhe shumë e lumtur që po e zgjeron familjen e saj.

Aktorja së fundmi ka vendosur t’i përkushtohet biznesit të saj, një lokal me specialitet ëmbëlsira të cilin e ka hapur në Berlin.

Ajo bëri të ditur se ka vendosur të hapë edhe një lokal të dytë dhe pozoi për herë të parë në publik në hapjen e lokalit të saj.

Meryem u shfaq e veshur me këmishë të bardhë dhe një fustan me kuadrata.

Në sy ra barku i fryrë i aktores e cila nuk u pëpoq ta fshihte me veshje të gjera.

 

(Kosova Sot Online)