Një ëngjëll: Publikohet foto e parë e vajzës së MC Kreshës

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 09:26
Një ëngjëll: Publikohet foto e parë e vajzës së MC Kreshës

Reperi i njohur, Mc Kresha në qershor të këtij viti u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina solli në jetë një vajzë, të cilës çifti i vendosën emrin Iza.

Kurioziteti ka qenë i madh për vajzën e Kreshës, pasi çifti e kanë ruajtur vogëlushen sa më larg rrjeteve sociale. Mirëpo, "iconstyle.al" ka siguruar një foto të Izës, të parën të publikuar në internet, ku vogëlushja shihet në krahët e së ëmës. 

Kresha festoi para tre ditësh ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë nuk mungoi një dhuratë nga Erzina, e cila i ka dhuruar reperit një gramafon për të dëgjuar muzikë.

Kresha e ka pëlqyer së tepërmi dhuratën e së shoqes, të cilën e ka puthur dhe përqafuar plot dashuri në mes të miqve.

(Kosova Sot Online)