Kida ngre temperaturat në rrjetet sociale, këngëtarja pozon topless dhe mbulon gjoksin vetëm me …

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 09:46
Kida ngre temperaturat në rrjetet sociale, këngëtarja pozon topless dhe mbulon gjoksin vetëm me …

Kida ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me imazhe hot.

Këngëtarja nuk la vend për imagjinatën teksa pozon topless dhe mbuloi gjoksin e saj me gjethe luleje.

Ajo vuri në pah format e saj trupore elegante teksa veshur mbante një palë bikini ngjyrë leopardi.

Kida dukej mjaft seksi dhe tërheqëse në pozën provokuese, duke “çmendur” fansat e saj.

Aktualisht këngëtarja po shijon pushimet, pas publikimit të projektit të fundit muzikor “Edhe sa”, ku pjesë e videoklipit ishte edhe ish-velina Kejvina Kthella.

Në vetëm 6 ditë, kënga e saj ka arritur mbi 3.9 milionë klikime në YouTube.

Kohët e fundit, ajo ka qenë shumë e angazhuar në muzikë duke nxjerrë këngë të reja.

Kida solli dy bashkëpunime me reperin Mozzik, që çuan në aludimet se këngëtarët mund të jenë në një lidhje dashurie.

Të dy i mohuan thashethemet, megjithatë zërat nuk janë shuar ende.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

la que pisa fuerte, la mata’ora ë‍ë

A post shared by KIDA (@kida) on

(Kosova Sot Online)