'Mendojnë se jam e çmendur', Selena bën deklaratën e papritur për ish të dashurit

  • G.g /
  • 09 September 2020 - 10:15
'Mendojnë se jam e çmendur', Selena bën deklaratën e papritur për ish të dashurit

Selena Gomez ka vendosur të ndaj me ndjekësit e saj disa detaje nga lidhjes e saj. 

Gjatë një bisede me blogeren e bukurisë, Nikkie Tutorials, 28 vjeçarja ka folur për ish-të dashurit e saj, përfshirë këtu, Justin Bieber dhe The Weekend. 

Këngëtarja shprehet se ata mendojnë se ajo është e çmendur.

Më tej, Selena u shpreh se Nikkie kurrë nuk do ti bëj make-up për ditën e saj të dasmës, pasi nuk mendon se do të ketë një dasëm për te.

Duke folur për të dashurit e saj, Selena tha, "është thjesht qesharake. Për shkak se unë them se dua një të dashur dhe gjëra të tjera... dhe unë jam kjo jam, flas hapur, por nuk e dua një të dashur me të vërtetë, pasi ata kërkojnë shumë punë."

Selena nisi të takoj me Bieber në vitin 2010, ndërsa u ndanë në vitin 2014. Më pas, ajo pati një lidhje prej 10 muajsh me këngëtarin, The Weekend në 2017.

Selena ka qenë e lidhur gjithashtu edhe me aktorin Orlando Bloom, dj Zedd, Niall Horan të 'One Direction' dhe mikun e familjes Hadid Samuel Krost.

(Kosova Sot Online)