Çifti më i lezetshëm në Instagram! Tani, Lorik Cana ia drejton në publik “ankesat” bashkëshortes së tij

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 10:24
Çifti më i lezetshëm në Instagram! Tani, Lorik Cana ia drejton në publik “ankesat” bashkëshortes së tij

Në janar të këtij viti, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë.

Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Të dy lënë kokën pas të voglës, por duket se Monica është marrë jashtëzakonisht shumë me vajzën e tyre të vogël, aq sa ka lënë pas bashkëshortin.

Siç Loriku vetë ka treguar, bashkëshortja e tij nuk ka gatuar prej dy muajsh në shtëpi.

Ndaj, kjo ditë sipas futbollistit është për t’u mbajtur mend! Madje ai e ka dokumetuar me foto e video momentin kur Monica gatuan, ndërsa pamjet i ndan në Instagram.

“08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh!”- shkruan ai me humor krahas postimit.

Më tej, ai tregon se partnerja ka gatuar pasta, specialitetin e italianëve dhe së bashku kanë shijuar drekën e gatuar nga dora e Monica-s.

Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë humor me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe janë kthyer në një ndër çiftet më të lezetshëm të Instagram-it.

(Kosova Sot Online)