Nuk flisnin se punonte pastruese, si është sot raporti i “Shehrezades” me të motrën

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 22:47
Nuk flisnin se punonte pastruese, si është sot raporti i “Shehrezades” me të motrën

Pak kohë më parë motra e aktores Berguzar Korel, e njohur si “Shehrezade”, ishte në fokus të mediave turke pas deklaratave të saj për familjen. Zeynep Korel akuzonte familjen e saj se nuk i flisnin për shkak të punës që bënte. Zeynep jeton në Amerikë ku punon pastruese, punë të cilën sipas saj Berguzar dhe e ëma nuk e pranonin dot.

E ëma e dy motrave është aktorja e madhe turke Hulya Darcan e cila ka luajtur në serialin “Ertugrul”. Hulya ka folur për herë të parë për sherrin në familjen e tyre kur u ndalua nga paparacët. E pyetur si është raporti i Berguzares dhe Zeynepes, Hulya u përgjigj: “Nuk dua të flas, ajo është vajza ime”. Aktorja më pas u largua duke iu shmangur pyetjeve të tjera.

Image

(Kosova Sot Online)