Kim Kardashian tregon njëherë e mirë pse duket sikur ka 6 gishta në njërën këmbë dhe nuk është punë photoshop-i

  • G.G /
  • 10 September 2020 - 10:43
Kim Kardashian tregon njëherë e mirë pse duket sikur ka 6 gishta në njërën këmbë dhe nuk është punë photoshop-i

Fansat e Kim Kardashian gjithnjë kanë spekuluar se ajo ka 6 gishta në njërën këmbë, nisur edhe nga fotot profesionale apo daljet publike të saj. Ata madje e kanë akuzuar për photoshop dhe e kanë kritikuar shpesh herë.

Por ylli i Keeping Up With the Kardashians ka sqaruar njëherë e mirë zërat dhe ka treguar arsyen se përse duket sikur ka 6 gishtërinj, dhe kjo për faj të strukturës së këmbës së saj dhe jo photoshop-it.

Në një seri videosh të postuara në Instagram të mërkurën në mbrëmje, 39-vjeçarja tha se është çmenduri teoria e disa fansave për 6 gishtërinjtë e saj.

Pasi numëroi gishtërinjtë e saj para kamerës, Kim vuri në dukje se ka vetëm 5 të tillë dhe tregoi një pjesë anësore të këmbës që kur shtyhet poshtë nga rëndesa, krijon një pjesë që duket si një gisht i vogël.

“Po, kjo është pjesë e këmbës sime, që kur unë vesh një këpucë ashtu si kjo, shtypet dhe del kështu edhe në një foto”, tha Kim. “Nuk e di pse, po duket si një gisht i gjashtë i këmbës”.

Epo shpresojmë ta kemi zgjidhur dilemën e gishtit të gjashtë të Kim Kardashian!

(Kosova Sot Online)