Oriola Marashi është krenaria e Erosit dhe ai s’mund ta tregonte më bukur këtë!

  • G.G /
  • 10 September 2020 - 10:45
Oriola Marashi është krenaria e Erosit dhe ai s’mund ta tregonte më bukur këtë!

Tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda nuk ngurrojnë ta shprehin edhe në publik dashurinë e madhe për njëri-tjetrin.

Çifti më i komentuar i rrjeteve sociale merr gjithmonë vëmendjen me pozat e ëmbla e komentet pikante, ndërsa sot Eros na shkriu zemrat me postimin e tij të fundit.

Teksa ka parë partneren e tij, Oriolën, të shfaqej në një poster të madh të një ndërtese në Turqi, ai është ndjerë super krenar për të.

Futbollisti nuk e ka lënë këtë moment t’i shpëtojë, duke fotografuar posterin e partneres dhe duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

“Krenar për ty”- janë fjalët e Erosit krahas postimit, të cilin e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

As Oriola nuk lë rast pa e mbështetur partnerin e saj dhe është tashmë tifozja e tij më e zjarrtë, e cila krenohet me golat dhe arritjet e tij.

(Kosova Sot Online)