Elegante dhe s*ksi! Aurela Hoxha shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

  • G.G /
  • 10 September 2020 - 10:47
Elegante dhe s*ksi! Aurela Hoxha shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Që prej 2 shtatorit, Italia ka nisur eventin madhështor të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të mbajtur në Venecia.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë vit në festival ishin të pranishme maska, dezinfektantë e termometra dhe masat e marra kundër Covid-19 ishin tepër të rrepta.

Para se të parakalonin në tapetin e kuq, personazhet VIP iu nënshtruan kontrolleve, për të marrë më pas vëmendjen e të gjithëve me look-un e veshjet e tyre.

E pranishme në tapetin e kuq ishte edhe modelja shqiptare Aurela Hoxha, e cila u shfaq tepër tërheqëse e veshur me një fustan të zi, krijim i Valdrin Sahitit.

Fustani i nxirrte në pah modeles linjat seksi, ndërsa Aurela kishte zgjedhur një grim të lehtë afër natyrales dhe i kishte bërë një krehje të thjeshtë flokëve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

(Kosova Sot Online)