Me hamburger dhe patate të skuqura, çifti i njohur martohen në Las Vegas

  • G.G /
  • 10 September 2020 - 11:18
Me hamburger dhe patate të skuqura, çifti i njohur martohen në Las Vegas

Lily Allen është martuar me yllin e “Stranger Things”, David Harbour, në një ceremoni luksoze në Las Vegas.

Lajmin e bëri fillimisht të ditur Page Six, ndërsa më vonë, këngëtarja konfirmoi se ajo dhe aktori i “Stranger Things” u kurorëzuan në një ceremoni private në Las Vegas, në praninë e një imituesi të Elvis Presley-t.

Ndërkohë, që në fund të dasmës duket se nuk ka pasur asnjë darkë të shtruar për miqtë, por të sapomartuarit së bashku me dy vajzat e këngëtares kanë shijuar nga një hamburger.

35 vjeçarja ka dy fëmijë nga martesa me ish bashkëshortin e saj, Sam Cooper.

(Kosova Sot Online)