“Qava në divan për ditë të tëra”! Lady Gaga rrëfen si i ndryshoi jeta pas përdhunimit

  • G.G /
  • 10 September 2020 - 15:31
“Qava në divan për ditë të tëra”! Lady Gaga rrëfen si i ndryshoi jeta pas përdhunimit

Lady Gaga ka rrëfyer publikisht së fundmi se si i ndryshoi totalisht jeta pas një prej ngjarjeve më të trishta. Në një intervistë për “Oprah Magazine” ajo ka treguar se cili ka qenë personi që ka ndikuar në të dhe e bëri të famshme.

Këngëtarja është shprehur se ka qenë gjyshja e saj ajo që i ndryshoi totalisht jetën pas përdhunimit në adoleshencë.

“Pasi më përdhunuan qava në divanin e gjyshes për ditë të tëra. Si përfundim një ditë ajo hapi MTV-në dhe më tha që ta shikoja. Në të po performonte një artiste femër. Dhe gjyshja më tha: ‘Do të lë të qash gjithë ditën, por pastaj nesër do të dalësh sërish jashtë dhe do të ndryshosh botën. Nuk ka më lot nesër’”, ka rrëfyer Gaga.

Më herët artistja ka treguar se është përdhunuar disa herë gjatë adoleshencës dhe për shkak të kësaj traume ka pasur probleme me shëndetin mendor. Gjatë karrierës, në të cilën duket se ka pasur gisht gjyshja e saj, Gaga ka arritur një sërë suksesesh të rëndësishme.

11 herë ajo ka fituar çmimet “Grammy” dhe në maj të 2020-tës publikoi albumin e saj të 6-të. Gjithashtu vitin e shkuar ajo kaloi nga muzika në film, duke interpretuar përkrah Bradley Cooper në filmin “A Star Is Born”.

(Kosova Sot Online)