Loredana zhduket nga rrjetet sociale, reperja “zhvendoset” në llogarinë e Hanës

  • G.G /
  • 11 September 2020 - 09:52
Loredana zhduket nga rrjetet sociale, reperja “zhvendoset” në llogarinë e Hanës

Emri i saj ka qenë kryefjala e mediave rozë që prej ndarjes nga Mozzik. Loredana është komentuar gjerësisht rreth jetës private dhe ka ndarë momente të ndryshme që kanë ngjallur mjaft dyshime tek ndjekësit nëse ajo ishte në një lidhje me reperin Zuna.

Ditët e fundit disa foto ku reperja shfaqej më e shëndoshë u bënë shkak i aludimeve të fansave se mund të ishte sërish në pritje të ëmbël.
Pas shumë komenteve duket se Loredana ka zgjedhur të largohet nga rrjetet sociale për një periudhë kohe që nuk dihet se sa do të zgjasë.

Reperja nuk ka bërë të ditur asnjë aryse lidhur me këtë vendim, ndonëse fansat janë mjaft kureshtarë. Megjithatë ajo vazhdon të jetë aktive në llogarinë e vajzës së saj, Hana Aliu, në të cilën ka ndarë dhe disa orë më parë një tjetër foto.
Nuk dihet ende se çfarë po ndodh me Loredanën, por këto detaje pritet t’i zbulojë vetë ajo në muajt në vazhdim.

(Kosova Sot Online)