Puthje dhe skena intime në shtrat, Seldi na prezantoi me të dashurën 11 vite më të re në korrik dhe askush nuk e kuptoi

  • G.G /
  • 11 September 2020 - 10:13
Puthje dhe skena intime në shtrat, Seldi na prezantoi me të dashurën 11 vite më të re në korrik dhe askush nuk e kuptoi

Seldi Qalliu bëri sot publike lidhjen me të dashurën e tij, 11 vite më të re, Sindin.

Këngëtari, i cili është fejuar edhe dy herë të tjera, na prezantoi me 22-vjeçaren në ditën e lindjes së saj.

Ai publikoi pamje të momentit kur i dërgon Sindit tortën për të fryrë qirinjtë, ndërsa ndau me ndjekësit edhe një foto romantike ku shkëmbenin puthje në buzë.

“Edhe 100 zemra ime, të dua shumë,”- shkroi Seldim krahas imazhit.

Por kjo nuk është hera e parë që çifti shfaqen në publik.

Sindi ishte edhe modele në videoklipin e këngës së tij të fundit “Nutella”.

33-vjeçari dhe partnerja e tij shfaqen në skena intime në videoklip, teksa qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në shtrat.

Gjithashtu, ai ka postuar edhe foto krahas modeles në muajin korrik.

Të dy pozuan pranë pishinës dhe në mediat rozë u raportua se Seldi kishte nisur një lidhje të re, e cila u konfirmua zyrtarisht vetëm sot.

Sindi Celaj banon në Belgjikë dhe dy vite më parë, provoi botën e bukurisë duke u zgjedhur si shoqëruesja e parë e Miss Brukselit. Ndërsa aktualisht ajo punon si modele.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by Seldi Qalliu (@seldi__qalliu) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edhe ë zemra ime te dua shum ë

A post shared by Seldi Qalliu (@seldi__qalliu) on

(Kosova Sot Online)