'Nuk do martohem më kurrë'/ Aktorja e njohur pranon se ka dështuar në 3 martesat e saj

  • G.G /
  • 11 September 2020 - 10:42
'Nuk do martohem më kurrë'/ Aktorja e njohur pranon se ka dështuar në 3 martesat e saj

Pas dështoi në tri martesat e saj, aktorja e njohur Drew Barrymore, thotë se nuk do ketë një tjetër martesë për të. 

Në një intervistë për revistën 'People', ajo ka folur në lidhje me shfaqjen e saj të re ditore “The Drew Barrymore Show” dhe zbuloi se një nga temat që planifikon të trajtojë në program është dashuria.

“Unë jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në një farë forme. Dhe në vazhdimisht po luftojmë për lidhjet.

Dashuria dhe ato marrëdhënie mund të duken ndryshe për njerëzit. Por ajo është aty në thelbin e saj. Kështu që, nuk mund të mos eksploroj dhe shqyrtoj këtë”, u shpreh Drew. 

Ylli i filmit “50 First Dates” ka qenë e martuar tri herë, fillimisht me Jeremy Thomas prej 1994-1995, më pas me Tom Green prej 2001-2002 dhe më në fund me ëill Kopelman prej 2012-2016.

Ajo ka dy vajza me Kopelman, Olive shtatë vjeçe dhe Frankie, gjashtë vjeçe.

Drew gjithashtu zbuloi se ka kërkuar mjaft shumë për takime në internet, por nuk ka pasur shumë fat.

(Kosova Sot Online)