Me bikini dhe këmishë transparente, Kim ekspozon gjoksin bombastik

  • G.G /
  • 11 September 2020 - 10:46
Me bikini dhe këmishë transparente, Kim ekspozon gjoksin bombastik

Ajo u filmua nga paparacët, teksa ecte në buzë të detit në Malibu. 

Me një bluzë transpartente që i rrinte ngjitur pas gjoksit, dhe me bikini, Kim nuk lë vend për imagjinatë.

Me flokët e lagura nga uji, nëna e katër fëmijëve, ka shijuar një shëtitje përgjatë bregut.

Dy ditë më parë, Kim Kardashian njoftoi edhe fundin e show-t tyre mjaft të ndjekur 'Keeping Up With Kardashian', por pa dhënë asnjë arsye pse kishin ardhur në këtë përfundim. 

Por, një ditë më parë, burime ekskluzive për Page Six bën me dije se familja Kardashian ka 3 deri në 4 vjet që po e mendon sesi mund të ishte finalja e shfaqjes së tyre, para se të plasnin bombën dy ditë më parë, se seriali do të mbarojë pas 20 sezonesh.

Kríza e shëndetit mendor të Kanye West dhe financat ishin dy nga faktorët që kontribuuan në mbylljen e një prej show-ve më të mëdhenj të transmetuar në SHBA,  “Keeping Up With the Kardashians”. 

(Kosova Sot Online)