Si dukej Robert Berisha 26 vite më parë? Këngëtari hap arkivat dhe ndan këtë kujtim të hershëm të tij

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 10:45
Si dukej Robert Berisha 26 vite më parë? Këngëtari hap arkivat dhe ndan këtë kujtim të hershëm të tij

Këngëtari i njohur, Robert Berisha është kthyer 26 vite pas në kohë duke ndarë në llogarinë e tij një foto në ‘Instastory’. “1994 me snap”, ka shkruar Roberti krah postimit ku bie në sy fakti se nuk ka ndryshuar shumë që prej asaj kohe. Me siguri ky kujtim e ka bërë mjaft nostalgjik Berishën për fëmijërinë dhe adoleshencën e tij.

Pavarësisht kohës, edhe sot Roberti mbetet një ndër meshkujt më tërheqës të ‘showbiz-it’ shqiptar, i cili është komentuar shpeshherë për fizikun e tij dhe jetën private.

Kujtojmë se në një intervistë për revistën ‘Who’, këngëtari zbuloi se që prej muajit tetor do të shfaqet me një projekt të ri televiziv në Kosovë, teksa theksoi se nuk është një lidhje dashurie pavarësisht spekulimeve të ndjekësve.

(Kosova Sot Online)