Anxhelina rikthehet në muzikë, këngëtarja zbulon pamjet e videoklipit dhe merr vëmendjen e gjithë ndjekësve

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 10:49
Anxhelina rikthehet në muzikë, këngëtarja zbulon pamjet e videoklipit dhe merr vëmendjen e gjithë ndjekësve

Pas një shkëputjeje disa vjeçare nga muzika, Anxhelina Hadërgjonaj ka vendosur të rikthehet në muzikë me një projekt të ri, pamjet e të cilit i ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Anxhelina shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë të kuqe, teksa ka zbuluar dhe një pjesë të muzikës dhe tekstit në gjuhën angleze. Këngëtarja ka treguar se projekti do të publikohet në datë 25 shtator dhe ky fakt duket se i ka gëzuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit e Anxhelinës.

Ata kanë lënë një sërë komentesh duke i uruar këngëtares shumë suksese për këtë rikthim të sajin.

Kujtojmë se Anxhelina ka treguar se ka punuar për disa projekte muzikore gjatë gjithë kohës që ka munguar në estradën shqiptare dhe duket se tani ka vendosur të prezantojë punën e gjithë këtyre viteve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

09/25

A post shared by A N X H E L I N A (@anxhelina) on

(Kosova Sot Online)