Jonida Vokshi shfaqet në super formë: E bekuar të jesh femër…

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 10:53
Jonida Vokshi shfaqet në super formë: E bekuar të jesh femër…

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është shfaqur mjaft në formë që prej ardhjes në jetë të së voglës së saj, Emi. Ajo ka publikuar foto të ndryshme duke zbuluar ndryshimin në ‘look’, ndërsa së fundmi ka ndarë disa foto duke pozuar në diell.

“E bekuar të jesh femër”, ka shkruar Jonida krah postimit të fundit ku shfaqet e veshur në ngjyrë të bardhë me flokët e kapur dhe ‘makeup-in’ në ngjyrat e tokës.

Miqtë e Vokshit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke e komplimentuar për pamjen mjaft tërheqëse në të cilën moderatorja është shfaqur. Gjatë kësaj kohe, Jonida ka treguar se është kujdesur maksimalisht për vajzën e saj, e cila ka marrë vëmendjen dhe përkushtimin kryesor të saj.

Në një intervistë për revistën ‘Who’, Vokshi ka treguar se vajza ia ka mbushur shpirtin plot gëzim dhe se në të ardhmen dëshiron një vajzë dhe një djalë tjetër.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Blessed to be a WOMAN!

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

(Kosova Sot Online)