Aktori i famshëm bëhet baba për herë të pestë në moshën 62-vjeçare

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 11:22
Aktori i famshëm bëhet baba për herë të pestë në moshën 62-vjeçare

Bashkëshortja e tij, Hilara solli në jetë foshnjën në datën 8 shtator.

Çifti, që u martuan në vitin 2012, bënë të ditur lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale duke zbuluar edhe emrin e djalit.

“Do të donim t’iu prezantonim me Eduardo Pau Lucas Baldwin. Lindur më 8 shtator 2020 në 7:46 pasdite, ai peshonte 3.4 kg,”- shkroi 36-vjeçarja në një postim në Instagram.

Ndërsa shtoi: “Emri i tij do të thotë ‘ruajtës i paqes dhe dritës’. Ne të duam shumë Edu.”

Hilara Baldwin shoqëroi postimin me një foto të porsalindurit.

Ai ka edhe pesë vëllezër e motra më të mëdha Carmen, 6 vjeç, Rafael, 5 vjeç, Leonardo, 3 vjeç dhe Romeo, 2 vjeç.

Ylli i “30 Rock” gjithashtu ka një vajzë 24-vjeçare, Ireland Baldwin, me ish-bashkëshorten Kim Basinger.

(Kosova Sot Online)