Nuk ka më bukur se kaq! Këngëtarja shqiptare merr propozimin për martesë buzë detit

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 11:29
Nuk ka më bukur se kaq! Këngëtarja shqiptare merr propozimin për martesë buzë detit

Këngëtarja shqiptare, Dafina Rexhepi, kohë më parë ka qenë mjaft aktive në muzikë, por prej disa vitesh ajo ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike. Shumë pak dihet se çfarë po ndodh me të, mirëpo sot këngëtarja ka ndarë një lajm shumë të bukur me ndjekësit e saj.

Ajo ka zbuluar se ka marrë propozimin më të bukur për martesë pranë detit, ç’ka do të thotë se së shpejti do i japë fund beqarisë. Në profilin e saj në “Instagram”, Dafina ka publikuar disa foto nga propozimi dhe ka zbuluar unazën e bukur me një gur diamanti.

“Unë thashë PO! 11.09.2020”, ka shkruar Dafina në postim.

Në njërën prej fotove ajo shihet duke shkëmbyer një puthje me partnerin, për të cilin nuk dihet thuajse asgjë.

E vetmja gjë që dihet është se Dafina e ka marrë këtë propozim kaq romantik gjatë pushimeve që ata po kalojnë bashkë në Greqi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#ootd #dress #flower #girl #instagood #shein #zara #paulvalentine

A post shared by Dafina Rexhepi (@dafinarexhepi_) on

(Kosova Sot Online)