Infektohet me Covid-19 një tjetër aktor i njohur turk, ndërpriten xhirimet e serialit

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 11:45
Infektohet me Covid-19 një tjetër aktor i njohur turk, ndërpriten xhirimet e serialit

Një tjetër aktor i njohur turk është infektuar me koronavirus dhe bëhet fjalë për Mert Ramazan Demir.

Mediat turke shkruajnë se aktori ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe pasi i është nënshtruar testit ka dalë pozitiv.

Mësohet se aktori është sëmurë dhe xhirimet e serialit ku ai luan janë ndërprerë.

Aktori 22-vjeçar luan në serialin “Ogretmen” i cili ka patur shumë sukses në Turqi.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe aktori i “Çukur” Kubilay Aka dhe aktorja Alina Boz e njohur si “Hazall” nga seriali “Fate të kryqëzuara”, bënë të ditur se janë infektuar.

(Kosova Sot Online)