A ju duket Tokio e “La Casa de Papel” identike me aktoren kosovare?

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 12:56
A ju duket Tokio e “La Casa de Papel” identike me aktoren kosovare?

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe konsiderohet si një prej serive më të famshme në botë.

Pas 4 sezoneve të suksesshme, tashmë kanë nisur xhirimet edhe për sezonin e 5 i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

Një prej personazheve më të njohura dhe më të pëlqyera është “Tokyo” e cila pëlqehet për karakterin, rolin por edhe fizikun e saj.

E një ngjashmëri me të duket se e ka aktorja e njohur kosovare, Shengyl Ismaili, të paktën kështu i thonë rrethi i saj, e këtë ajo e tregoi në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)