Stambolli, destinacioni i preferuar i Vip-ave shqiptar

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 13:47
Stambolli, destinacioni i preferuar i Vip-ave shqiptar

Pandemia ka bërë që shumë vend të Evropës dhe botës të kenë kufizime dhe ndalesa për të hyr në vendet e tyre.

E kjo ka ndikuar që edhe pushimet e kësaj sezone të verë shumica t’i kalojnë në vendet përreth, shkruan Indeksonline.

Edhe emrat e njohur të estradës, ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here destinacioni të preferuar e kishin Jugun e Shqipërisë, apo më sa largu Turqinë.

Është pikërisht qyteti i Stambolli që është më i preferuar nga Vip-at shqiptarë, kjo pasi së fundi shumë prej artistëve dhe emrave të njohur në vende kanë qëndruar atje.

Javëve të fundit atje ka qëndruar, Kida, pastaj Anxhelina dhe Beatris, këngëtarja e muzikës së njohur popullore Shyhretet Behluli me vajzat e saj e cila poashtu po përgatit një këngë me një artist turk, dhe mbrëmë Stambollin e shijuan modelet e njohura, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella.

Dy bukuroshet nga Shqipëria kanë sjellur postime të ndryshme nga mbrëmja argëtuese që kanë kaluar në një nga ambientet më të njohura në Stamboll.

Të dyja dukeshin atraktive dhe po kalonin për mrekulli në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe miqve me të cilët ishin.

(Kosova Sot Online)